Moskë, aty ku feminizmi konsiderohet fjalë e pisët ndërsa dhuna s’është krim

38

Gjatë ditës, Aurelie është mësuese në një shkollë publike në Moskë. Por pas pune, ajo ia mbath në rrethinat e kryeqyetit rus në një gjimnaz të vjetër të epokës sovjetike ku aty e njohin me pseudonimin “Rebelja”. Aurelie është anëtare e “Rollerciraptors” të parës dhe të vetmes skuadër “roller derby” në Moskë (roller derby është një sport kontakti që luhet nga 2 ekipe me 5 patinatorë përreth një piste. Sport që luhet nga 1250 liga amatore në gjithë botën, kryesisht në SHBA).
Ekipi i ri festoi përvjetorin e parë të krijimit në 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas.
“Më në fund, kam takuar gra të ngjashme me mua, të cilat kanë ardhur këtu nga Franca”-thotë Aurelie për CNN. “Ne jemi të ndryshme dhe e pranojmë këtë gjë. Në shkollat ruse, vajzat mësoje që të jenë të sjellshme dhe të bukura. Por kjo nuk ka lidhje me ne”.
Roller derby ka tërhequr gra nga e gjithë bota, të etura për të thyer stereotipet gjinore. Ndërsa në Rusi, ideja e grave që luajnë një sport kontakti është diçka ende e papranueshme për shumë njerëz.
“Familjarët e mi më thonë gjithmonë që është shumë e rrezikshme. Ndërsa të tjerët më thonë që jam shumë e fuqishme dhe duhet të sillet më shumë si vajzë. Por këtu më në fund mund të bëj diçka për të cilën jam e aftë. Ky është një sport feminist”-thotë për CNN Masha e cila është rritur në Moskë dhe iu bashkua ekipit 4 muaj më parë.
Feminizmi mund të cilësohet si fjalë e pisët në Rusi, ku format e dhunës brenda familjes janë dekriminalizuar, pra nuk konsiderohen krim sipas ligjit. Veç kësaj i ashtuquajtur Ligji i proagandës gay” i nënshkruar në 2013-ën nga presidenti Putin ka përkeqësuar edhe më shumë ambjentin armiqësor ndaj komunitetit LGBT në Rusi. Ekipi i këtyre grave dhe vajzave është i vendosur të sfidojnë ato që konsiderohen “vlerat tradicionale” që ekspozohen nga Kremlini dhe të krijojnë një lloj “parajse të sigurt” për feministet e margjinalizuara dhe komunitetin LGBT.



Ato janë shumë të kujdesshme sa i përket publicitetit dhe madje i kërkuan CNN që të mos publikojë mbiemrat e tyre, sepse mund të përballen me reagime të ashpra nga grupet anti LGBT.
2 herë në javë, këto 15 gra dhe vajza veshin uniformat e tyre shumënngjyrëshe, mbathin patina dhe vendosin kaskat të cilat janë zbukuruar me mesazhe për fuqizimin e gruas. Palestra e tyre është shumë larg pistave të lëmuara që gjenden në SHBA apo vendet europiane ku ky sport ka përjetuar një rilindje që prej viteve 2000 dhe tashmë organizohen kampionate të mirëfillta. Deri vonë ky ekip nuk kishte as një vend për tu stërvitur.
“Roller derby” është ende i fshehtë në Moskë. Askush nuk e di se çfarë bëjmë ne këtu”-thotë Ksusha, një prej themelueseve të skuadrës. “Këtu në Rusi, çdo gjë është shumë totalitare dhe më ka ardhur në majë të hundës. Është çlirim i madh që kemi një hapësirë ku mund të vënë në përdorim talentin dhe ti besojmë njëra-tjetrës”-thotë Aurelie. Ky sport kërkon strategji, shpirt skuadra dhe shumë kontroll të fizikut. Lëndimet janë pjesë e lojës dhe lojëtaret shpesh dëmtohen apo gërvishten.
Tashmë skuadra po përgatitet për përballjen e parë ndaj ekipit të Shën Petërburgut “Ëhite Night Furies” (Egërsirat e Natës së Bardhë) që do të jetë në maj. Bëhet fjalë për ndeshjen e parë mes dy ekipeve ruse.
E ndërsa moti po ngrohet në Moskë, ekipi planifikon të nisë stërvitjen në parqet e kryeqytetit rus. Ato janë të sigurta që njerëzit do tua ngulin sytë por shpresojnë që të frymëzojnë vajza apo gra të tjera që ti bashkohen këtij sporti.