Modelja Emily Ratajkowski: Ndihem seksi sipas mënyres sime

109

Modelja Emily Ratajkowski zbulon se çfarë do të thotë të jesh një grua tepër femërore. Në një ese të sinqertë publikuar në revistën “Bazaar”, ajo shpjegon se përse çdo grua meriton të trajtohet me dinjitet dhe respekt pavarësisht sesi ato zgjedhin të prezantojnë veten e tyre në sytë e botës.

Vitin e parë në kolegjin UCLA mora pjesë në një orë leksioni ku bëhej fjalë për një studim mbi gjinitë, studim ky pas të cilit isha shumë e fiksuar. Kjo orë ishtë prezantimi im i parë me një grup idesh të cilat nuk i kisha ndeshur kurrë: teoria e dyshimit, koncepti i seksualitetit në shkallë dinamike, dhe dallimi kryesor midis gjinisë dhe seksualitetit. Mbeta e shokuar kur pashë se kisha mësuar fare pak rreth gjinisë dhe kjo më shtyu që të filloja të ekzaminoja identitetin tim si grua.

Unë jam një grua e bardhë gjinia e së cilës është caktuar që në lindje.

Jam e vetëdijshme për privilegjin e madh që kam si dikush që është heteroseksuale dhe nuk shtirem si një njeri që nuk i ka pasur të thjeshta disa gjëra për shkak të identitetit. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të folur sesi ka qënë eksperienca ime si grua. Duke qënë me pushime me shoqen time dhe të dashurën e saj, shoqja ime më bëri një koment duke me cilësuar si një grua shumë femërore, përtej të zakonshmes. Ndjeva se ky koment ishte një thjeshtëzim i identitetit tim. Kjo vërejtje e saj më surprizoi dhe çuditërisht më bëri të ndihesha e ndrojtur.

Mjaft , ka shumë momente që nuk jam aspak femërore. Më pëlqen të depilohem por ka raste kur mosdepilimi i qimeve në trupin tim më bën të ndihem seksi.

Pas asaj nate unë fillova të mendoj se çfarë do të thotë të jesh grua dhe pse u ndjeva e ofenduar nga komenti i shoqes. E vërteta është se mua më pëlqen të jem grua. Që në moshën 13 vjeçare a 12 vjeçare mesa mbaj mend kisha një dëshirë të madhe për të veshur sytjena me dantellë dhe për të lyer buzët me shkëlqyes të trashë ngjitës. Ishte diçka argëtuese dhe emocionuese.

Sigurisht, jam pozitive sepse shumica e aventurave të mija duke zbuluar si është të jesh grua kanë qënë të influencuara nga kultura e paragjykimeve ndaj grave. Madje jam pozitive sepse shumica e mënyrave më të cilat unë përpiqem vazhdimisht të jem seksi janë gjithashtu të influencuara nga kjo kulturë. Kjo më bën të ndihem mirë dhe është zgjedhja ime. Edhe feminizmi bën fjalë për këtë apo jo ? Për zgjedhje?

Kam pasur shumë eksperienca gjatë të cilave jam ndjerë e turpëruar por më pëlqen të luaj me atë anën time femërore. Më pëlqen të ndihem seksi sipas mënyres sime. Për shembull, kur jam me menstruacione. Ndaj, përse e mora komentin e shoqes sime si ofendim? Kuptova se kjo erdhi për shkak të eksperiencave negative që kam përjetuar e madje edhe sepse më thoshin se nëse do të vishesha në një mënyrë të caktuar njerëzit nuk do të më merrnin seriozisht.

Mos prit që të të respektojë çdokush. Kështu që, pavarësisht këtyre komenteve të pakëndshme, të qënit seksi apo më tepër femërore seç duhet tek unë lindi diçka, e cila është një lloj fuqie për mua.

Si një grua e rritur, unë vazhdoj të shokohem pasi tani në vitin 2019 ne ende i shohim me përçmim gratë të cilave u pëlqen të luajnë me atë çka do të thotë të jesh seksi.

Më arrestuan në Washington kur isha duke protestuar për nominimin e Breet Kavanaugh në Gjykatën Supreme, një burrë ky i cili kishte treguar një mosrespektim kundrejt grave gjatë jetës së tij. Të gjithë i kushtuan rëndësi kanatjeres që kisha veshur e jo pankartës që mbaja në duar. Edhe ato gra që më mbeshtesnin në protestë filluan të bënin komente për arsye se poshtë kanatjeres sime të bardhë nuk kisha veshur sytjena. Në mendjet e tyre fakti që nuk kisha veshur sytjena më diskreditonte mua dhe aksionin tim politik.

 Po përse ne kemi gjithmonë tendencën që të veçojmë zgjuarsinë dhe seriozitetin nga ndjesia e të qënit seksi?

Gratë historikisht janë konsideruar të rrezikshme, të padobishme apo edhe si një kërcënim. Për shembull krijesa mitologjike Meduza i shndërronte burrat në gur. Edhe tek libri “Personat seksualë” të fshehtat e trupit të gruas aplikohen në të gjitha aspektet e marrëdhënies burrë-grua. A e arriti ajo orgazmën? Si është aty? Kush është babai im i vërtetë? A është vërtet fëmija im?

Misteri fsheh seksualitetin e gruas. Nuk duhet të kemi frikë nga seksualiteti i një gruaje e as nga fuqia që mbart ky seksualitet. Nuk duhet të kemi turp por duhet ta shfaqim këtë seksualitet e jo ta fshehim. Unë personalisht kam guximin të shfaqem gjithmonë kjo që jam në të vërtetë. Ndihem e fuqishme kur tregohem vetvetja.

Jepuni grave mundësinë të jenë çka duan ato në të gjitha dimensionet.

Përshtati në shqip, Emi Bibolli