Kush e vrau Elonën?!- nga Rudina Xhunga

10

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar me një status në llogarinë e saj në Instagram për nënën nga Saranda që i dha fund jetës. Elona, 37 vjeç u vetehelmua pasi gjykata i hoqi kujdestarinë e vajzës 12 vjeçare dhe ja dha ish bashkëshortit të saj.

Me anë të këtij postimi, Rudina Xhunga vë përballë dy realitete, atë të instagramit dhe atë të jetës së vërtetë.

Postimi i plotë:

Në Shqipërinë, jashtë instagramit, një nënë 37 vjecare, sot, humbi jetën. Pas ndarjes nga bashkëshorti, Gjykata vendosi që vajza e saj 12 vjeçare duhej të jetonte me babain, i cili u largua me te voglën, në Itali. Nëna nuk e përballoi dot. Sot e nisën me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Është e vështirë t’ia dalësh, kur të largojnë nga fëmija. Sepse nuk gjen shumë arsye të jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kanë marrë fëmijët. Vajza të instagramit, kur bota është e padrejtë, e keqja vjen e të gjen. E nuk ka instagram qe të të bëjë të buzëqeshësh më. Ndaj duhet të kërkojmë, sot, kush ia mori jetën Elonës. Ishte njëra nga ne. Sot jemi një më pak. #kushevrauElonen