Kastrim për pedofilët dhe përdhunuesit, Ukraina gati për ligjin e ri

69

Një ligj i ri pritet të miratohet në Ukrainë i cili do të detyrojë pedofilët dhe abuzuesit të kryejnë procesin e kastrimit. Ligji pritet të aplikohet tek të gjithë meshkujt nga mosha 18-65 vjeç të cilët janë shpallur fajtorë pasi kanë abuzuar seksualisht me minorenë.

Atyre do tu injektohet një substancë kimike e cila ul dëshirat seksuale apo nevojën për aktivitet seksual, raporton agjensia e lajmeve Ukrinform.

Ligji do të aplikohet tek të gjithë ata që përdhunojnë fëmijë, duke përfshirë edhe përdhunim të fëmijëve që e kalojnë fazën e pubertetit.

Në vitin 2017 raportohen 320 abuzime seksuale të femijëve, por mendohet që shifra e vërtetë shkon në mijëra.

Vyacheslav Abroskin, shefi i policisë kombëtare tha se vetëm 24 orët e fundit 5 të tilla ndodhën në 4 rajone të Ukrainës.

Një prej rasteve më të fundit është ai i 11 vjeçares Daria Lukyanenko nga rajoni i Odesës, e cila u gjet e vrarë pas rezistencës që kishte treguar, për faktin se ra pre e një abuzimi seksual. Trupi i saj u gjet pas 6 ditësh në një fshat dhe mendohet se fajtor është një mik i familjes së tyre Nikolay Tarasov, 22 vjeç. Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e të miturës dhe nëna e të dyshuarit e “mohoi’ publikisht djalin e saj.

Daria Lukyanenko, 11 vjeçarja që u gjet e vrarë pas rezistencës ndaj abuzimit

Nën ligjet e reja, Ukraina gjithashtu do të vendosë një regjistër publik të pedofilëve të burgosur për përdhunime të fëmijëve apo abuzime seksuale të të miturve. Një lëvizje tjetër është edhe fakti që maksimumi i viteve të burgut për këto akte ka shkuar nga 12 në 15 vjet.

Ligji është diskutuar në një sesion special në parlamentin ukrainas.

Lideri i partisë radikale Oleg Lyashko, i cili e propozoi kastrimin u shpreh se ligjet ukrainase nuk kanë burgim të përjetshëm ose dënim më vdekje për krimet seksuale ndaj fëmijëve. Sipas tij është shumë negative fakti që abuzuesit mund ti rikthehen “vesit” të tyre pas lirimit nga burgu, ndaj dhe ky ligj ishte i nevojshëm.

Oleg Lyashko, Lideri i partisë radikale, propozues i ligjit

Krahas Ukrainsës, edhe një shtet tjetër i ish Bashkimit-Sovjetik, Kazakistani, e lejon kastrimin.