Karantina, fjalë të koduara në farmaci për “tu arratisur” nga dhunuesit

30

Shumë shtete kanë ndërmarrë hapa të paprecedentë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve të tyre. Kështu shumica e familjeve tani e kalojnë kohën e tyre në shtëpi. Por në këtë mënyrë viktimat e dhunës në familje e gjejnë veten të bllokuar në shtëpi me partnerët dhe disa prej tyre nuk kanë mundësi apo kanë frikë të telefonojnë policinë.

Franca, shteti që është prekur tmerrësisht keq nga COVID 19, ndërmori hapa për ta parandaluar këtë fenomen. Shteti i këshilloi viktimat që të shkojnë në farmaci dhe ta informojnë farmacistin për atë që po u ndodh, e nëse nuk kanë mundësi që të flasin hapur atëhere të përdorin fjalën e koduar ‘maska 19’.

Sipas Ministrisë për Barazinë Gjinore, një grua në Nancy të Francës ishte e para që kërkoi ndihmë kur u lançua kjo iniciativë. Organizatat e bamirësisë dhe forcat e policisë kanë ngritur alarmin për një rritje të mundshme të dhunës në familje. Pra, situatat stresuese si kjo që po kalojmë mund të çojnë në një rritje të sjelljes agresive në shtëpi.

Edhe Ministri i Brendshëm Francez, deklaroi se ka pasur një rritje prej 36% të ndërhyrjes së forcave poliçore në çështjet e dhunës në familje (përmendim këtu një rast në Paris fill pas miratimit të masave ekstreme). Qeveria gjithashtu u shpreh se do të paguajë hotelin për viktimat e kësaj dhune, për plot 20.000 netë.

Ky problem nuk kufizohet vetëm në Europë. Qeveria Australiane u shpreh se kompania Amerikane e teknologjisë GOOGLE ka regjistruar më së shumti kërkime për ndihmë gjatë pesë viteve të fundit. Kjo qeveri ka prezantuar edhe një paketë prej 92 milion dollarësh për të mbështetur viktimat e kësaj dhune.

Përktheu Emi Bibolli