Kaia Kallas merr timonin e Estonisë, e para kryeministre grua në histori

8

Kaja Kallas do të jetë kryeministrja e re e Estonisë. Qeveria e re e formuar nga dy partitë politike më të mëdha në Estoni, do të drejtohet nga një grua për herë të parë në historinë e Estonisë.

|Kaia Kallas, kryeministrja e re e Estonisë|

Për shkak të një skandali korrupsioni, kryeministri Juri Ratas ka dhënë dorëheqjen më 13 janar. Për këtë, presidentja Kersti Kaljulaid i ka kërkuar lideres Kallas që të formojë qeverinë e re.

Kaljulaid është po ashtu presidentja e parë grua e këtij shteti.

|Karsti Kaljulaid, presidentja e Estonisë|

Kaja Kallas drejton partinë e reformës. Ajo është avokate dhe ish-ligjvënëse në Parlamentin Europian e cila do të vendosë në pozita kyçe kabinetit të saj po ashtu gra.