Historike, produktet menstruale do të ofrohen falas në Skoci

32
femalista.com

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, për 15% të vajzave blerja e produkteve menstruale ka qënë një problem i vazhdueshëm për shkak të çmimit ndërkohë që 19% e tyre kanë ndryshuar produktin duke blerë një më të lirë por jo të përshtatshëm. Për më tepër ekziston ende ‘turpi’ i periodave pasi 74% e vajzave britanike nga mosha 14 deri 21 vjeç të përfshira në studim kanë pasur turp ti blejnë këto produkte.

Kjo është arsyeja përse Parlamenti Skocez miratoi një ligj nëpërmjet të cilit produktet sanitare do të jenë falas për këdo që ka nevojë për to. Skocia është vendi i parë në botë që ndërmerr një akt të tillë dhe kjo është një ngjarje që e shndërron higjienën menstruale në një të drejtë themelore të njeriut.

Deputetja skoceze Monika Lennon e cila propozoi edhe projekt-ligjin e produkteve menstruale u shpreh se këto produkte nuk janë një luks por një nevojë thelbësore. Çdokush në Skoci duhet të ketë mundësinë për ti blerë këto produkte dhe projekt-ligji sipas saj është për ‘dinjitetin e menstruacioneve’

Skocia është vendi i parë në botë ku produktet sanitare ofrohen falas në të gjitha shkollat, universitetet, apo kolegjet. Sekretarja e komuniteteve Skoceze Aileen Campbell u shpreh se aksioni i tyre do të vazhdojë në të gjithë botën, për të promovuar dinjitetin e menstruacioneve. Kjo do të realizohet nëpërmjet një skeme regullash për ti inkurajuar organizatat që ti ofrojnë këto produkte falas.

Produktet menstruale vazhdojnë të ofrohen me pagesë në Britaninë e Madhe edhe pse ish-kryeministri David Cameron propozi që pagesa e tyre të hiqej.

Përktheu: Emi Bibolli