Hapat e parë drejt një ligji të integruar kundër dhunës ndaj vajzave e grave

10

Aktorë të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që punojnë lidhur me çështje të barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore u mblodhën së bashku me datë 25 Qershor 2019, në një tryezë konsultimi për hartimin e ligjit të integruar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Siç njofton AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Gruas), në këtë tryezë u diskutua nevoja për hartimin e këtij ligji, duke marrë për bazë standartet e Konventës së Stambollit për ndalimin e të gjitha formave të të dhunës ndaj grave në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe masat përkatëse.

Një bazë e mirë për fillimin e punës është analizimi i përvojave të shteteve të tjera në këtë fushë, si dhe legjislacioni kombëtar egzistues, boshllëqet dhe fushat që duhet të adresohen me një qasje gjithëpërfshirëse. Kjo nismë është një hap i parë drejt përmirësimit të paketës gjithëpërfshirëse legjislative në lidhje me dhunën me bazë gjinore të të gjitha formave dhe në të gjitha mjediset. Nisma mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga agencitë UN në Shqipëri – UNDP, UN Women, UNFPA.