Gratë më të arsimuara, por burrat paguhen më shumë

11

Vajzat e gratë në Shqipëri janë më të arsimuara e më pak të paguara. Këtë e pohojnë edhe të dhënat e siguruara nga INSTAT. Për popullsinë mbi 25 vjeç me arsim të detyruar 8 dhe 9 vjeçar janë 54% e grave dhe 44,5 e burrave, ndërsa me arsim të lartë janë 18,5% e grave dhe 16,1 e burrave.

Ndryshe nga përqindjet e larta në arsim, sa i përket pagës, vajzat dhe gratë janë më të keqpaguara. Paga mesatare bruto në Shqipëri për burrat është 54.940 lekë, ndërsa për femrat 48.411 lekë Pra burrat kanë një pagë mesatare bruto 10.1% më të lartë se gratë.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, ekspertja e ekonomisë Elona Shehu thotë se arsyeja e këtyre shifrave kontradiktore është se për shkak të detyrimeve familjare që vajzat e gratë kanë, bizneset preferojnë të punësojnë burra.

Përgjithësisht femrat kërkojnë profesionet e rregulluar që për pasojë kanë pagë mesatare ose të ulët.  Problematika qendron tek struktura e bizneseve që operojnë në Shqipëri. Po ta shohim kemi shumë fasoneri të cilat 90 % të punësuarve janë femra dhe vij këtu pikërisht prej pagave të ulta”.

” Sot meshkujt preferohen më shumë nga kompanitë sepse mendohet se janë të predispozuar për të punuar me më shumë ngarkesë, për të bërë 2-3 pozicione pune njëherësh, apo për të punuar pa kufizim oraresh të qënit multifunksional në raport me punën. ”,-thotë ekspertja

Sipas Shehut nëse punët shtëpiake si pastrimi i shtëpisë, përgatitja e ushqimit apo edukimi i fëmijëve do të paguhej, atëherë personi që do të sillte më shumë të ardhura në familje do të ishte gruaja.

Author Brigid Schulte says that with more people staying home due to COVID-19, it’s hard to ignore “the fact that women bear so much more of the burden of child care and housework.”

Ky artikull u përshtat nga Top Channel