“Gratë flasin shumë”, zëvendësohet nga një grua kreu i komitetit organizues të lojërave olimpike

5

Pas komenteve seksiste të ish-kreut të komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios në krye të detyrës u emërua një grua, Seiko Hashimoto.

Fillimisht u propozua një burrë si zëvendësues por pas protestave të vazhdueshme në krye të saj u vendosë Hashimoto, e cila ka qenë edhe përfaqësuese e Japonisë në shtatë lojëra Olimpike.

Ish-kreu i komitetit të Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori disa javë më parë në një mbledhje të zhvilluar me komitetin drejtues tha se gratë flasin shumë, se ato janë të bezdisshme dhe se koha e tyre e të folurit duhet të jetë e kufizuar.

Yoshiro Mori

Pas kësaj deklarate seksiste dhe kritikave të ashpra kundrejt tij ai ka kërkuar falje dhe më pas është dorëhequr.

Hashimoto tha se dha dorëheqjen nga roli i saj i mëparshëm si ministre Olimpike për të marrë postin e ri.

Ndërkohë lojërat olimpike do të zhvillohen më 23 korrik pasi ato janë shtyrë me një vit për shkak të pandemisë së COVID-19.