Fjoralba Ponari: Më kanë ngacmuar seksualisht në punë

68

Kur vjen puna tek ngacmimet seksuale në vendin e punës, shumë të pakta janë ato që guxojnë të thonë se ndodhin dhe të tilla, aq më pak në televizion ku shpesh vajzat përdoren si “objekte seksuale”. E tillë ka qenë edhe Fjoralba Ponari teksa dje në rubrikën “Trotuar” flitej për sekretet, e për këtë, sipas Bitch Magazine meriton një bravo.

“A mundet të ndaj unë një sekret timin për shembull, profesional. Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacmim seksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kemi folur gjerë e gjatë kam qarë me kokërr të lotit.

Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjëmba, por do ja marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.

Shpresojmë shumë që Fjoralba t’u ketë dhënë sadopak guxim vajzave e grave të tjera që përjetojnë ngacmime seksuale në vendin e punës, jo vetëm për ta treguar këtë gjë, por edhe për ta denocuar si veprim.