Toka e grave, përgjigja e atyre që i shohin gratë si seks i dobët

33

Në Sirinë veriore, një grup grash kanë ndërtuar një fshat vetëm për vajzat e grate, i cili do të shërbejë për qëndrimin e atyre që janë dëbuar nga ISIS dhe lufta civile në Siri. Fshati do të pranojë gjithashtu edhe ato gra të cilat janë lodhur nga jetesa si një qytetare e lënë pas dore në një shoqëri patriarkale. Fshati Jinwar, që do të thotë “ toka e grave” në gjuhën kurde, është një përgjigje për të gjithë ata persona që mendojnë se si të dhunojnë lirinë e grave, ose i shohin ato si seksi i dobët në një shoqëri, apo që nuk dinë të menaxojnë jetën apo fëmijët e tyre, – tha Fatma Emin, një banore e fshatit për CNN.
Pasi humbi bashkëshortin e saj në një zonë të minuar në gusht të 2015-ës, Emin tha se familja e burrit të saj u përpoq të ushtronte kontroll mbi të dhe 6 vajzat e saj. Ata i kërkuan që të lërë punën në njësinë lokale të Kobanit dhe ti rrisë fëmijët nën mbikëqyrjen e tyre. Në të njëjtën kohë, ata u përpoqën disa herë që të merrnin me forcë vajzat prej saj, në mënyrë që Fatma të pranonte kushtet e tyre.
“Njerëzit me të cilët kisha të bëja nuk më vlerësuan dhe nuk më pranuan mua si një grua të fortë dhe punëtore. Nuk vlerësuan as faktin se unë mund të rrisja fëmijët e mi pas vdekjes së burrit. Unë punoja në administratën kurde dhe isha e shumë e mirë në punën time,- ka thënë Fatma Emin.
Me ndihmën e grupit të grave kurde, ajo arriti që të marrë fëmijët e saj nga duart e familjarëve të bashkëshortit dhe u shpërngul së bashku me ta për në Jinwar, që ishte ndërtuar nga organizata e grave kurde, 2 vite më parë. Së bashku me Fatma Emin dhe familjen e saj, 16 gra dhe 32 fëmijë jetojnë në fshat.
Burrave iu lejohet vizita vetëm ditën, pa pasur mundësi të qëndrojnë natën Sipas Emin, fshati jo vetëm që mundëson një vend të sigurtë ku ajo mund të rrisë fëmijët e saj dhe ti shkollojë ata, por gjithashtu mundëson një shoqëri në të cilën një vajzë apo një grua mund të marrë në dorë fatin dhe rrjedhën e jetës së saj.
“Jinwar është shpirti i jetës, shpirti i natyrës dhe shpirti i gruas së lirë. Gratë këtu janë duke krijuar vendosjen e tyre në të gjithë shoqërinë’, ka shpjeguar ajo.
“Do të dëshiroja shumë që e gjithë bota ta shohë Jinwar në të njëjtën mënyrë si e shohim ne dhe uroj që të ndërtojmë Jinwar-ë të tjerë në çdo rajon, në mënyrë që asnjë femër të mos i nënshtrohet padrejtësive.