Evan Rachel Wood dhe 4 gra të tjera akuzojnë Marilyn Manson për abuzim seksual

15
NEW YORK - SEPTEMBER 13: (Exclusive Access) Actress Evan Rachel Wood and musician Marilyn Manson arrive for the after party for a special screening of "Across The Universe" at Bette on September 13, 2007 in New York City. (Photo by Scott Wintrow/Getty Images)

Aktorja Evan Rachel Wood dhe 4 gra të tjera akuzojnë këngëtarin dhe aktorin Marilyn Manson për abuzim seksual. Vetë Manson i përgënjeshtron këto akuza dhe thotë se janë shtrembërime të realitetit.

Akuzën, Evan Rachel Wood e hodhi nëpërmjet një postimi në Instagram në të cilën shkruan:

“Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur nga bota si Marilyn Manson. Ai filloi të më ngacmonte kur isha adoleshente dhe më abuzoi tmerrësisht për vite me rradhë. Më bëri lavazh truri dhe më manipuloi drejt nënshtrimit. Nuk kam ndërmend të jetoj më me frikën e hakmarrjes, shpifjeve dhe shantazhit. Jam këtu për të zbuluar këtë njeri të rrezikshëm dhe për t’i bërë thirrje industrive që i kanë dhënë mundësi, para se ai të shkatërrojë më shumë jetë. Unë qëndroj me shumë viktima që nuk do të heshtin më.”

Wood dhe Manson filluan të dilnin në 2007-ën, kur ajo ishte 19 vjeç e ai 36. Lidhja e tyre përfundoi një vit më vonë, e më pas në 2009 Manson i tha një gazetari se ai çdo ditë fantazonte që t’ia çante kokën Evan me një çekiç. Ata u ribashkuan në 2010-ën dhe u ndanë sërish pas një viti.

Ndërkaq, 4 gra të tjera, Ashley Walters, Sarah McNeilly, Ashley Morgan dhe Gabriella (mbiemri i së cilës nuk është dhënë) pretendojnë gjithashtu se Manson ka ushtruar sjellje abuzuese tek to. McNeilly dhe Walters e akuzojnë Manson për abuzim fizik dhe seksual, sjellje të cilat ato i përshkruajnë si torturuese. Morgan pretendon se Manson ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale, ndërsa Gabriela e akuzon atë për përdhunim, dhunë fizike dhe se Manson e ka detyruar të përdorë drogë.

Kundrejt këtyre akuzave, këngëtari dhe aktori i njohur Marilyn Manson ka shpërndarë një postim në Instagramin e tij ku I quan ato si shtrembërime të tmerrshme të relitetit.

“Dukshëm, arti dhe jeta ime kanë qenë dhumë kontroverse, por pretendimet e fundit për mua, janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit. Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë konsensuale e me pëlqimin e partnereve. Pavarësisht se si – dhe pse – të tjerët tani po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën, kjo është e vërteta. “,- ka pohuar Manson

Por kjo nuk është hera e parë që Manson gjendet përballë akuzave të shumta për dhunë fizike, seksuale e psikologjike.

Në 2018-ën një grua anonime akuzoi Manson për krime seksuale të ndodhura në vitin 2011, por për mungesë të provave, kjo çështje ngeli me aq. Avokati i Manson i quajti pretendimet tërësisht deluzionale.