“Diva”, vepra e artit në formë vagine që tenton të revolucionojë Brazilin

8

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar u inagurua në një park artistik në verilindje të Brazilit, një instalacion gjigant në formën e vulvës. Vepra me titullin “Diva” është realizuar nga artistja Juliana Notari e cila vendosi që vagina e saj te ngjasonte me një plagë, duke vënë kështu në diskutim raportin mes natyrës dhe kulturës falocentrike (me dominancë mashkullore) të Brazilit.

Skulptura 33 metra e gjatë ka shkaktuar reagime e kritika të shumta si brenda dhe jashtë vendit. Fraksioni politik më konservator në Brazil dhe vetë presidenti Jair Bolsonaro e kanë akuzuar veprën si raciste dhe transfobike. Ndërsa komuniteti i artistëve dhe lëvizjet e grave e kanë mbështetur.

Për sa kohë do të ketë njerëz që ndihen keq apo të kërcënuar, jo nga vulva e vërtetë, por nga përfaqësim tërësisht artistik i organit femëror, vepra si “Diva” do të vazhdojnë të na kujtojnë se ka ende shoqëri thellësisht patriarkale, pavarësisht parritjeve mbi të drejtat dhe liritë e grave.