“Burri, ai që i ka të gjitha”, bluza që ironizojnë rolet gjinore

44

Një faqe e njohur në rrjetet sociale britanike, e cila lufton kundër stereotipeve gjinore sapo ka nxjerrë një linjë bluzash që ironizojnë rolet gjinore që tipikisht u atribuohen grave dhe burrave. “Burri, ai që i ka të gjitha” nisi thjesht si një parodi në llogarinë e vet në Tëitter dhe që nga ai moment është shndërruar në një lëvizje sociale deri në dyqane ku tashmë tregtohen bluzat.
Janë thënie tipike me të cilat përballen gratë kur gjinia paraprin karrierën e tyre. Përveç bluzave ku theksohet që një person është inxhinier, programues apo kitarist mashkull, ndryshe nga sa ndodh zakonisht me femrat në media apo nga vetë shoqëria, dyqani shet edhe bluza që tallen me paragjykimet gjinore.
“Jam shumë i bukur për të bërë matematikë”-shkruhet në një prej bluzave për djem. Ndërsa në seksionin e femrave ka bluza ku shkruhen fraza si: “Vendi i një nënë është në politikë”, “Mos harroni të buzëqeshni çuna!”. “Gratë dhe burrat janë të barabartë por të ndryshëm. Përshembull, burrat janë të prirur të buzëqeshin natyralisht dhe dinë më mirë se të pastrojnë banjon”-shkruhet në një bluzë.
Në Facebook, ku ëebsajti përshkruhet si “një faqe satirike që ekspozon absurditetin e patriarkalizmit duke treguar anën e kundër” bluzat e stampuara janë pritur me shumë entuziasëm dhe komente pozitive.
Një kliente kërkoi që të ketë edhe bluza për burrat avokatë sepse ajo shprehej krenare që i shoqi arriti të realizojë ëndrën e tij për tu bërë avokat, me gjithë pengesat që burrat hasin në vendin e punës. “Burri, ai që i ka të gjitha” është shndërruar në një faqe mjaft popullore në Twitter dhe numëron tashmë më shumë se 220 mijë ndjekës.

The Indipendent