Barbie nxjerr 2 kukulla në nder të aktivistes Rosa Parks dhe austronautes Sally Ride

15

Mattel ka hedhur në treg kukullat e reja Barbie për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut Rosa Parks dhe astronauten e parë Amerikane grua në hapësirë. Kukullat, koha e tyre e lançimit e cila përkon me ditën e barazisë së Grave, pra ditën e hënë janë të fundit në serinë “ Gratë Inspiruese”.

Këto gra historike kanë thyer kufijtë dhe e kanë bërë botën një vend më të mirë për gjeneratat e ardhshme të vajzave.

Parks njihet si nëna e lëvizjes moderne për të drejtat e njeriut pasi refuzoi t’i lëshonte vendin në autobus në vitin 1955 një njeriu të bardhë dhe arrestimi i saj çoi në bojkot të të gjithë autobusit të Montgomerit. Pas dekadash aktivizmi, ajo u shpall Medalja Presidenciale e Lirisë. Kukulla në nderim të saj mban veshur një fustan me lule poshtë një palltoje leshi dhe ka edhe një kapele pa strehë bashkë me disa aksesorë.

Ndërkohë Sally Ride ishte gruaja e parë Amerikane në moshë të re që fluturoi në hapësirë si astronaute në vitin 1983 në bordin e anijes kozmike të quajtur Challenger. Kukulla në nderim të saj mban të veshur një kostum astronauti dhe një helmetë bashkë më një aksesor të vendosur në kokë.

Aventura e udhëtimit të Ride me qëllim zbulimet dhe arritjet e saj prej pionereje i inspirojnë vajzat kudo qe ndodhen që të marrin guximin e të arrijnë yjet.

Çmimi i të dyja kukullave shkon në 29.99 dollarë. Çdo kukull dërgohet bashkë më një çertefikatë autenciteti, me historitë e këtyre dy grave dhe thëniet e tyre.

Mattel lançoi serinë e kukullave barbie “Gratë inspiruese” në ditën ndërkombëtare te Gruas në mars të 2018. Kjo seri kukullash përfshin piloten Amelia Earhart, artisten meksikane Frida Khalo dhe matematicienen Katherine Johnson ose ndryshe punonjësja e NASA-s historia e së cilës shpaloset tek filmi HIdden Figures (Figurat e Fshehura).

Përshtati në shqip Emi Bibolli