Arineta Mula, vajza nga Kosova që pushtoi “Everestin”: Malet janë shtëpia ime

30

Kur Kosova filloi të përzgjidhte personat që do të dërgonte në skuadrën e parë që do të ngjitej në malin Everest, Arineta Mula nga Peja insistoi për t’ju bashkuar grupit të malngjitësve të cilët ishin të gjithë meshkuj. Pavarësisht paragjykimeve, këmbëngulja e Mulës ishte e fortë dhe ajo arriti të fitonte një vend në grup.
Në Everest, gratë trajtohen ndryshe,” ka thënë Mula. “ Sherpat ( grup etnik që jetojnë në Himalaje), tentonin të më injoronin mua dhe të dëgjonin shokët e mi meshkuj. Nuk mendoj që kjo ishte e paramenduar. Ka shumë më pak gra që ngjisin male krahasuar me burra.”


Arineta i ndjeu paragjykimet edhe kur u rikthye në Kosovë. “Njerëzit vazhdonin të bënin komente idiote si: “Punë e mirë, por ti ishe shumë me fat që kishe një burrë përkrah që të të ndihmonte,” është shprehur Mula. “ Unë kam luftuar. Çdokush e bën. Por kur ngjita majën në 22 maj 2017, si pjesë e skuadrës së parë Kosovare, e arrita me përpjekjet e mia.
Pas ngjitjes së majës Everest, Mula u bë akoma më e vendosur duke treguar se vajzat që

ngjisin male nuk duhet të gjykohen ndryshe nga djemtë.. Në gusht të vitit 2017, ajo organizoi ngjitjen e Majës Eiger në alpet e Zvicrës. Kolegu i saj ishte i shokuar kur pa se skuadra e saj përfundoi ngjitjen në vetëm 2 ditë dhe i tha asaj se kishte lindur për të ngjitur.
Pas kësaj, ajo ngjiti majën Ama Dablam në Nepal, 6812 m me një skuadër të përbërë vetëm nga gra dhe vajza. “Ishte një ngjitje shumë e vështirë”, ka thënë Mula. “Ishte drithëruese. 5 vajza dhe gra të tjera nga ShBA dhe Suedia. Jam ndjerë e lirë për herë të parë në jetën time, pa ndjerë gjykime apo komplekse se isha një grua në një mjedis të mbizotëruar nga meshkujt”.


Mula e mbaroi udhëtimin , i cili normalisht zgjat 4 javë në vetëm 8 ditë.
Jam ndjerë shumë mirë ti tregoja vetes dhe të tjerëve se unë mund të arrij shumë gjëra pa praninë e një partneri nga vendi im”- ka thënë Mula
Me rritjen e popullaritetit, tashmë Mula është një prej guidave që udhëheq turistët në Majat më të larta të Ballkanit, që përshkojnë kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Virtyt Gacaferri një gazetar nga Peja ka thënë : “ Barazia gjinore në Kosovë nuk është diçka për të cilën të gjithë mund të jenë krenarë. Ne mendojmë se Arineta do ta ndihmojë vendin tonë dhe vajzat që të motivohen dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.”
Arineta Mula i ka dyert e hapura në të gjitha bujtinat që shkon dhe malet janë shtëpia e saj. Duke patur parasysh vështirësitë që kanë kaluar gratë në Kosovë përgjatë viteve të luftës, Mula ka thënë se tashmë situate është më ndryshe.
Tashmë kemi më shumë të drejta, jemi duke ndjekur ëndrrat tona, mund të bëjmë gjërat që duam. E vetmja gjë që kemi të përbashkët me brezat e mëparshëm është pikërisht fuqia e brendshmë që bjen në mënyrë të natyrshme dhe del në pah kur jemi duke u përballur me vështirësi”,- ka shtuar 30 vjeçarja.
Arineta ka lindur në vitin 1988 në një periudhë shumë të vështirë për vendin e saj. I ati ka jetuar për shumë kohë në Zvicër duke iu gjendyr pranë familjes vetëm nëpër raste festash. Mamaja e saj e cila rriti e vetme fëmijët në një vend të rrethuar nga lufta është personi që e ka frymëzuar në këtë jetë.