Altin Hazizaj mesazh mediave: Po bëheni më të tmerrshëm se pedofilët!

13

Mesazh për të gjithë mediat dhe gazetarët nga CRCA/ECPAT Shqipëri

Boll përndoqët viktimat e dhunës seksuale! Po bëheni edhe më të tmerrshëm se vetë pedofilët!

Është e tmerrshme që të kërkoni, ndiqni, gërmoni që ku e ku të merrni një copë intervistë me viktimat e dhunës seksuale, duke harruar që ligji ua ndalon këtë! Me rastin e fundit i 13 vjeçares nga Pogradeci jeni duke lënë nam, me përshkrimet që i bëni aktit të perdhunimit! E keni seriozisht? Po sikur të ishit vetë viktima të dhunës seksuale apo fëmija juaj, sa do të donit të dëgjonit detajet e dhunës së ushtruar???

E dyta, dhënia e detajeve të kryerjes së dhunës seksuale, nxit pedofilë të tjerë që të kryejnë akte dhune të përaferta ose të njëjta (copy cats)! Vërtetë doni që më shumë fëmijë të dhunohen seksualisht, ky është qëllimi juaj???

E treta, viktima e dhunës seksuale, kalon një periudhë krize dhe më pas traumë, që mund të trajtohet vetëm nga specialistët! Ndërhyrja e mediave, gazetarëve apo edhe personave të tjerë në jetën e viktimës, vetëm sa vonon procesin e rikuperimit, duke shkaktuar shpesh pasoja negative. a doni ju që një vajze 13 vjecare të mbetet e shkatërruar për të gjithë jetën vetëm për një intervistë apo prononcim në media???

Në emër të CRCA/ECPAT Shqipëri ju bëjmë këtë thirrje publike sot: lini të qeta dhe mos intervistoni çdo fëmijë dhe adoleshent viktimë të dhunës seksuale! Na lini të bëjmë punën duke u marrë me pasojat e krimit dhe jo pasojat e punës suaj! Media nuk duhet te dëmtojë asnjë viktimë!

Ndalni këtë lloj raportimi mediatik!

#crcambronfemijet
#crcashqiperi
#ecpatalbania