Abuzimi me 15 vjeçaren/ “Në Shqipëri qarkullon një rrjet pedofilësh”

86

“Ne kemi dyshimin serioz që në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh. Të paktën disa ngjarje na kanë  bërë që të kemi këtë dyshim të arsyeshëm”,- ka thënë Mirgim Vataj, përfaqësues i organizatës “Alo 16”.  I ftuar në emisionin Ftesë në 5 në Top channel, ai u shpreh I indinjuar edhe me mënyrën e trajtimit të rastit të abuzimit seksual me 15 vjeçaren, i cili ka tronditur të gjithë vendin.

“Duke ekspozuar viktimat, i mbyllim gojën viktimave të tjerë,” ka shtuar ai duke i mëshuar faktit që në Shqipëri mund të kemi një rrjet pedofilësh.

“Para disa vitesh kemi punuar bashkë me organizatën tonë partnere që shkolla të ketë profilin e prindërve dhe stafit të shkollës. Janë raportuar edhe raste kur ka pasur  abuzime seksuale nga mësuesit në shkolla. Në momentin që ne marrim informaconin, ia themi policisë dhe ajo nis hetimet”,- ka thënë Vataj.

Detajet tronditëse nga abuzimi i 15 vjeçares tregojnë se ajo është përdhunuar nga një 15 vjeçar i cili ka filmuar aktin dhe më pas ua ka shpërndarë videon edhe 3 të rinjve. Këta të fundit  kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie me vajzën duke e shantazhuar bashkë me 65 vjeçarin se do t’ja shpërndanin videon nëse nuk kryente marrëdhënie me ta.

Siç bën me dije policia, krahas të moshuarit me të miturën kanë abuzuar edhe tre të rinjtë, të cilët gjithashtu e kanë filmuar duke vijuar ta shantazhojnë.