A është termi “dhuna brenda familjes” një dështim?

64

Termi “ Dhunë Familjare “ është i dështuar.

Kjo shprehje është e ftohtë dhe sterile, e madje nuk e përcjell aspak terrorin që përjeton viktima.

RACHEL LOUISE SNYDER ( Rejçëll Luis Snajder )

Kam takuar një grua dikur, burri i së cilës e gjuante me topa golfi në fytyrë duke e terrorizuar atë dhe duke i treguar kështu se ishte mbizotërues dhe burrëror. Më pas takova dhe një adoleshent i cili më tregoi sesi babai i saj ulej gjithmonë në tryezën e kuzhinës dhe rrotullonte aty pistoletën e mbushur për tu shfaqur si një njeri autoritar dhe i fortë, pistoletë kjo që e mbante gjithmonë në mur si një vepër arti. Në librin tim të ri kërkimor “ Plagë të padukshme” unë kam folur për një grua, burri i së cilës mbante në kafaz brenda në shtëpi një gjarpër me zile duke e kërcënuar këtë grua me prezencën e gjarpërit për të siguruar pajtueshmerinë e saj.

Gjuha Angleze përdor një emër pikërisht për këtë lloj dhune, një shprehje të krijuar posaçërisht për këtë lloj të veçantë të ligësisë njerëzore: Dhunë Familjare ose Dhunë në Familje. Dhunë familjare si term është totalisht i papërshtatshëm, e madje i dështuar për të përcjellë makthin që njerëzit përjetojnë. Për llojet e tjera të këtyre ngjarjeve të tmerrshme, gjuha Angleze përdor termat “e errët” dhe “e parashikuar” duke komunikuar me gjallëri situatat që ata përshkruajnë. Genocidi për shembull. Krimet ndaj njerëzimit. Holokausti. Këto janë të gjitha abstraksione, më saktësisht një grup fonemash të shtruara sëbashku, që megjithatë krijojnë imazhe. Duke shkruar këto fjalë, në mendjen time krijohen imazhe: vdekje nga uria, sëmundje, tortura. Këto janë një lloj stenografie apo shenja të së keqes që njerëzit i shkaktojnë njëri-tjetrit.

Dhuna familjare është pak më e butë se këto ngjarje. Ajo nuk e përcjell terrorin psikologjik që mund të përjetosh duke ditur se ai gjarpër mund të të hyjë në krevat kur je duke fjetur, apo tradhëtinë emocionale të një njeriu që ka kontroll të plotë mbi jetën tënde dhe që mban një pistoletë të mbushur plot me plumba në shenjë kërcënimi. Në rastin më të keq, dhuna familjare sugjeron bashkëfajësi në gjëndjen e të qënit viktimë. Mbi të gjitha, partnerin e personit tjetër e zgjedh dikush. Fjala “familjare” shënon fillimin e telasheve. Kjo fjalë të krijon idenë e familjes apo shtëpisë por në të vërtetë të krijoj një ndjenjë të shëmtuar. Dhuna familjare është disi më e butë dhe më pak brutale. Më tutje shohim dhe kuptimin që ky term nënkupton. Shumë njerëz kanë ende tendencën për ta shoqërizuar botën familjare me botën e gruas, duke e shfaqur problemin si të gruas apo personal dhe jo si një problem të të gjithë shoqërisë.

Mizoria e veçantë e dhunës në familje.

Historia e politikanit republikan të Mississipit Dag Meklod, i cili pretendohej se kishte goditur gruan e tij kohët e fundit ilustron pikërisht këtë çështje: vetëm disa ditë pas incidentit, çifti dha disa deklarata të përbashkëta të cilat e kishin fokusin në përgënjeshtrimin e informacionit që përmbanin raportet mediatike. Ata nuk dhanë asnjë arsye se ku kishin gabuar këto raporte. Këto deklarata nuk i referoheshin në asnjë mënyrë dhunës së tij të pretenduar. Në vend të kësaj, ata u shprehën se ky incident ishte diçka private dhe kërkuan që publiku të respektonte privatësinë e familjes së tyre. Ky është pikërisht një lloj inkuadrimi, që nuk e lejon dhunën në familje të konsiderohet si një akt kriminal dhe aktet kriminale janë probleme publike. Nëse një i huaj do i afrohej gruas së tij, Mishel Meklod dhe do e gjuante në fytyrë e më pas do i kërkonte privatësi, jam mëse e bindur se çifti do të bënte një deklaratë të ndryshme nga vetë ngjarja. Nocioni se kjo dhunë ndodh në familje, i lë vend disi idesë se është diçka private. Duhet të përmend këtu se tek libri im ky term përfshihet në nëntitulli i kapakut të librit diçka tepër të guximshme: ajo çka nuk dimë për dhunën në familje, mund të na vrasë. Lexuesit e zgjuar mund të supozojnë se kam treguar rezistencë ndaj këtij nëntitulli dhe këta lexues kanë të drejtë. Në fakt, ishte një luftë e zjarrtë, totalisht pasive, etike dhe për muaj të tërë, me të cilën çuditërisht të gjitha palët duke filluar nga unë, tek redaktorët e mi të shitjeve, njerëzit e Marketingut e madje edhe agjenti im ishin në dakordësi të plotë. Është një stenografi, u thashë atyre, për diçka të cilën njerëzit nuk e kuptojnë dhe nuk janë të interesuar.

Po, ata ranë dakord.

Mund ta injorosh lehtësisht.

Po, ata ranë dakord.

Nuk është një përshkrim i prirur drejt realitetit.

Po, ata ranë dakord.

Na nevojitet një mënyrë më e mirë për ta përshkruar.

Po, ata ranë dakord.

Pra, përse perfundoi ai nëntitull tek kapaku i librit? Sepse është ende alternativa më e mirë e mundshme. Gjithsesi, tani për tani. Sepse ajo çka nuk dimë për dhunën ndaj gruas mund të na vrase 1 milion herë më keq sesa arsyet e qarta të cilat nuk është e nevojshme t’i përmendim. Ndërkohë që çdokush në zyrën time botuese e kuptoi rezistencën time dhe ra dakord me mua me të vërtetë, çdokush gjithashtu kuptoi edhe kontekstin e gjerë kulturor brenda së cilit ky libër u publikua. Përderisa shprehja “dhuna në familje” ishte problematike për të gjitha arsyet edhe përdorimi i saj ishte i zakonshëm për atë që po përshkruaja. Mund të dështojë në përcjelljen e terrorit për të cilin po shkruaj, por të paktën njerëzit kanë tashmë njohuri për të. Dhe janë këto njohuritë e kaluara që kam vendosur tek kapaku i librit. Pra, libri im të cilin e dua aq shumë, mbart pikërisht aty te nëntitulli një kujtesë të dështimit tonë kolektiv në përkufizimin dhe kuptimin e saktë të problemit në brendësi të tij.

Duke dëgjuar konfliktet e komshijve.

Nuk jam e vetme në frustrimin tim. Hulumtuesit me të cilët kam biseduar më tregojnë se kanë provuar për vite me rradhë të gjejnë një përshkrim më të përshtatshëm. Sot, disa studiues e avokatë preferojnë termat si: dhunë ndaj partnerit intim, dhunë familjare, dhunë në familje, dhunë gjatë një takimi, terrorizëm nga partneri intim dhe abuzim në familje. Këto përdoren të gjitha në letërsi, por secila në formë të shkurtuar. Për shembull, dhuna nga partneri intim lë në hije dhunën gjatë një takimi ose abuzimin që i bëhet një fëmije nga prindi. Dhuna në familje është e kufizuar për ata që nuk kanë lidhje gjaku apo nuk janë të martuar me njëri-tjetrin.

Çfarë do të ishte më korrekte?

I kërkova ndihmë mikes sime Debora Tanen. Tanen është një sociolinguiste në Universitetin Georgetown (Xhorxhtaun)  dhe autorja e një numri të madh librash për gjuhën dhe komunikimin, duke përfshirë këtu librin “ Ti thjesht nuk kupton “ që bën fjalë për mënyrën aspak të ngjashme të komunikimit ndërmjet burrave dhe grave si edhe librin “ Ti do ta veshësh atë “ ? që bën fjalë për komunikimin midis një nëne dhe vajzës së saj. Ne filluam të diskutonim sesi dhuna në familje supozohej të ishte një përmirësim i asaj që njerëzit e quajnë rrahje ndaj një gruaje apo sindroma e gruas së rrahur. Sigurisht që edhe kjo përcjell një imazh. Sindroma jo vetëm që dështoi në pranimin e burrave dhe grave si viktima, por nëpërmjet konstruktit pasiv i mbajti autorët e kësaj dhune nën petkun e nje lloj finese gjuhësore. Siç unë dhe Tanen folëm, gjëja së cilës u kthyhem disa herë ishte se dhuna në familje thjesht nuk përkufizohet nga ato që viktimat tregojnë nga eksperiencat e përjetuara dhe sipas tregimeve të tyre abuzimi fizik është zakonisht më i pabesë sesa abuzimi psikologjik dhe ai emocional. Pjesa më e keqe e të qënit viktimë është tmerri, frika e asaj që mund të ndodhë, frika se çfarë mund të bëjë dhunuesi dhe kjo është realisht ajo që mbartet në thelbin e të kuptuarit stresin e një marrëdhënieje të tillë. Një viktimë e dhunës në familje jeton në një gjëndje të lartë vigjilence, duke u hallakatur çdo minutë e çdo ditë rreth keqtrajtuesit. Shembujt që kam prekur nuk përfshinin asnjë dhune fizike. Asnjë nga këto gra sepse gra ishin të gjitha nuk kishin as edhe një kockë të thyer, për shembull. Asnjë prej tyre nuk kishte një sy të nxirë. Dhe akoma hulumtuesit krahasojnë stresin psikologjik të atyre që jetojnë në të tilla kushte me kushtet e të burgosurve të luftës. Sigurisht që të njëjtat taktika poshtëruese, izoluese dhe “tru-shpëlarëse” janë pjesë e lojës.

Tanen dhe unë punuam për një kohë të gjatë atë ditë, për tu njohur me një term tjetër, një shprehje më hermetike. Jemi duke punuar ende për të. Por edhe në bisedën tonë, ishte një fjalë të cilën e përdorëm për ti dhënë kuptim thirrjes sonë: Terrorizëm. Kjo fjalë shoqërohet me ngjarjet e veta në ditët e sotme. Kulla që rrëzohen. Kamikazë në marketet publike. Duke i bashkangjitur kësaj fjalën “familjare” situata përkeqësohet dhe shprehja merr totalisht tjetër kuptim.

Megjithatë, terrori është pikërisht ndjenja e krijuar tek ata njerëz që jetojnë brenda një shtëpie ku një partner, një prind ose nje tjetër familjar është kërcënimi më i madh për jetën e tyre. Tanen u shpreh se terrorizmi mbart përfundimisht nocionin e frikës. Rrahja fokusohet tek dhimbja e momentit. Terrorizmi fokusohet tek efekti jetëgjatë i kësaj dhimbjeje. E kjo, më tepër se gjithçka tjetër është historia që duhet treguar.