8 mënyra se si mund të bëhesh një avokate e të drejtave të grave

39
Gjatë marshimit protestë të rrjetit AWEN, foto nga Loreta Cuka

Gratë dhe burrat anë e mbanë botës janë pjesë e një lëvizjeje të papreçedentë për të drejtat e grave, për barazi dhe drejtësi. Nga marshimet globale tek fushatat nëpër rrjetet sociale, gratë janë duke e ngritur zërin e tyre së bashku. Tema për 8 marsin ditën ndërkombëtare të Gruas për këtë vit ishte : Momenti është tani. Transformimi i jetëve të grave nga aktivistët ruralë dhe urbanë.

  1. Ngrini zërin!

Kur jeni duke biseduar me familjen, miqtë tuaj apo kur merrni përsipër të angazhoheni në organizatat mbrojtëse, nuk duhet të harroni se gjëja më e rëndësishme për të qënë mbrojtës është tu dëgjohet zëri.  Duke ngritur zërin tuaj për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore bëni të mundur ndërgjegjësimin e njerëzve dhe thyerjen e barrierave.

  1. Duhet të mbështesni njëra-tjetrën

Të mbështesësh gratë dhe ato që i fuqizojnë gratë është thelbësore për realizimin e barazisë gjinore.

  • Nëse e gjeni veten në një vend që u jep mundësinë të bëni një diferencë të vërtetë në jetët e grave atëhere nuk ka pengesë që mund t’iu ndalojë.

Ayah al-Wakil, avokate e Qendrës për të Drejtat e Grave në Palestinë.

  1. Duhet të ndani ngarkesën e punës

Gatimi, pastrimi, marrja e ujit, e druve, kujdesi për fëmijët apo të moshuarit të gjitha këto janë punë të cilat i bëjnë gratë dhe si rezultat ato kanë më pak kohë për tu angazhuar në punë te tjera të cilat shpërblehen me para. Inkurajoni të tjerët në mënyrë që këto punë të ndahen në raportin 50 me 50 midis burrit dhe gruas.

  1. Duhet të angazhoheni

Përfshirja e gruas në komunitet është një rrugë e cila siguron të drejtat e grave. Kështu ato inkurajojnë dhe gratë e tjera dhe e drejtojnë vëmendjen e komunitetit drejt çështjeve që lidhen me to.

  1. Edukoni gjeneratën e ardhshme

Aktivistët e brezit të ri rreth e përqark botës janë duke i dhënë shumë rëndësi barazisë gjinore. Duke i edukuar këta aktivistë rreth të drejtave të grave në arrijmë të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

  1. Duhet të dish të drejtat e tua

Aktivistja kolumbiane Charo Mina Rojas ka punuar gjithmonë për të edukuar komunitetet Afrikane që të njohin të drejtat e tyre kulturore, politike dhe territoriale.

  • Marrëveshja historike e paqes në vitin 2016 duhet të implementohet tek të gjithë. Kjo nënkupton se duhet të sigurojmë akses në pronat dhe tokat e tyre në mënyrë që këto komunitete të praktikojnë aty traditat e tyre dhe t’u hapin rrugë projekteve të reja të infrastrukturës.
  1. Duhet të bëheni pjesë e bisedimeve

Në 2017 u vu re se fuqia e fushatave të rrjeteve sociale bëri të mundur ndryshimin e shumë qëndrimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Lëvizjet aktiviste si #EdheUnë apo #MbaroiKoha shkaktuan “tërmete” në SHBA. Për të fuqizuar qëllimin e këtyre lëvizjeve, pra mbrojtjen e të drejtave të grave 6 aktiviste në Republikën e Maqedonisë filluan fushatën e tyre kombëtare me hashtagun e tyre të caktuar. Ndonëse këto lëvizje u përballën me shumë kritika arritën të ndryshonin sjelljet e njerëzve dhe të ndalonin tolerancën ndaj dhunës.

  1. Dhuro për kauzën tonë

Çdo grua dhe vajzë meriton të jetojë e lirë pa dhunë apo diskriminim. Donacioni yt mund t’i ndihmojë gratë të thyejnë zinxhirin e dhunës, të ndihmojnë të mbijetuarit dhe të nxisin përfshirjen ekonomike për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave kudo ku ndodhen.

Përshtati në shqip, Emi Bibolli