Kompania e kukullave Barbie bëri një hulumtim para disa kohëve duke i pyetur nënat për kukullat e tyre të famshme dhe 86% e nënave thanë se ishin skeptikë për blerjen e një prej kukullave në treg për vajzat e tyre, pasi ato ishin të shqetësuara për ndikimin që do kishin figurat e këtyre kukullave tek vajzat e tyre. Kjo është arsyeja pse kompania vendosi të krijojë 17 kukulla të reja, secila kushtuar një gruaje të talentuar dhe të veçantë që frymëzoi botën dhe la një trashëgimi të pasur për të gjithë njerëzimin.
Frida Khalo, Artiste
Amelia Earhart
Pioniere e aviacionit, e cila humbi me aeroplanin e saj në fluturimin e parë.
Martyna Wojciechowska, gazetare
Martyna përfundoi Shtatë Samitjet në vitin 2010, pasi arriti të ngjitej në shtatë malet më të larta në tokë, një udhëtim që ajo filloi në vitin 2002.
Patty Jenkins, regjisore
Drejtoresha e famshme e filmit Wonder Woman, e cili e bëri atë ‘bang’ të madh në 2017.
Katherine Johnson, matematikane dhe fizikante ne NASA
Llogaritjet e mekanizmave orbitale të zonjës Johnson ishin vendimtare në suksesin e fluturimit të parë në hapsirë.
Helene Darroze, kuzhiniere e njohur
Helene ka mbledhur dy yje Michelin dhe është pronare e tre restoranteve, në Londër, Paris dhe Moskë.
Ashley Graham, Modele dhe Aktiviste
Qëllimi i kësaj iniciative nga kompania e kukullave Barbie nuk ishte vetëm të krijonte disa modele të kukullave për ditën e Grave, por që të kenë të tilla në treg vazhdimisht.
Eshtë shumë e rëndësishme për vajzat e vogla të kenë një model inspirues, kështu duke filluar me kukullat e tyre.
publicisti.com